Maqedoni

Shoqata "Zemra e guximshme" me fushatë për dhurimin e organeve

13.08.2021 17:31

Duke shpërndarë fletushka edukative për ngritjen e vetëdijes tek popullata...

Duke shpërndarë fletushka edukative për ngritjen e vetëdijes tek popullata, shoqata “Zemër e guximshme" sot në Ohër shënoi Ditën Botërore të Dhurimit të Organeve. Një dhurues i organeve mund të shpëtojë deri në 8 jetë që kërkojnë transplant. Gjithsej 20 pacientë në vend janë ende në pritje të transplanteve të zemrës, dhe më i riu prej tyre është vetëm 16 vjeç. 
 
“Fushatës iu bashkuan figura publike, u bashkua Kisha Ortodokse Maqedonase, na mbeshtesin edhe kirurgët e mirënjohur Dr. Jovev, Akademiku Zhan Mitrev do të thotë se mbështetja po bëhet gjithnjë e më e madhe.”, tha Vasko Joleski, kryetar i shoqatës "Zemër e guximshme".
 
Mjekët nga Struga dhe Ohri i dhanë mbështetjen e tyre të plotë rëndësisë së dhurimit të organeve pas vdekjes së ndonjë personi. 
 
“Zemrat e guximshme gjithmonë do të kenë mbështetjen time dhe me kënaqësi e pranova ftesën që të marrë pjesë në fushatën për rritjen e vetdijes kolektive, para së gjithash si mjek i cili vjen nga fusha e urologjisë.”, tha Armend Arsllani.
 
"Transplantet e kryera me sukses në vitin e fundit na motivojnë që të mbështesim këtë mënyrë të fushatës për të zhvilluar ndërgjegjësimin tek qytetarët dhe mbështetje të madhe për pacientët që janë në listën e pritjes për transplantimin e organeve.”, tha tha Elena Bashuroska, nga spitali special për kardiologji.
 
Vitin e kaluar, transplanti i parë i zemrës në vend u krye nga një donator i vdekur, këtë vit është bërë praktikë dhe ngjall shpresë tek pacientët që presin një transplant. Deri më tani në vend kishte katër dhurues organesh nga të cilët mund të përdorej një zemër.
 
ILMIJE ZHAKU