Maqedoni

Vazhdon imunizimi masiv, vazhdojnë radhët para pikave të vaksinimit

14.08.2021 14:29

Rradhë të gjata edhe këtë ditë të parë të fundjavës u krijuan para qendrave të vaksinimit në polikilinikat e Shkupit....

Rradhë të gjata edhe këtë ditë të parë të fundjavës u krijuan para qendrave të vaksinimit në polikilinikat e Shkupit. Disa për dozën e  parën e disa për të dytën, shumica e qytetarëve shprehen se përmes vaksinën duan të mbrojnë shëndetin por janë të shumtë ata që vaksinohen për shkak të masave të reja që hyjnë në fuqi pas 16 gushtit.
 
“Unë nuk dua të vaksinohem, kjo është vaksinim me forcë”....
 
“Zgjati disa minuta, unë isha për dozen e parë”... 
 
“Sigurisht që është më mire të vaksionhemi, kundër ligjit nuk mundesh.”, thanë qytetarët.
 
Edhe mjeketë shprehen të kënaqur nga rrejdhja e procesit. Nuk u jepet vaksinë vetëm pacientëve të cilët mund të kenë pasur temperaturë.
 
“Kthehen vetëm pacientët të cilat kanë pasur ndonjë temperature, nuk kanë qenë diçka në rregull, atyre ua shtyjmë për një kohë derisa të bëjnë analiza të reja biokimike ndërsa të tjerët të gjithë e marrin vaksinën pa problem.”, tha Boro Radevski, mjek.
 
Nga ministria e Shëndetisë kanë njoftuar se pas  shpalljes së masave të reja,  interesimi për vaksinimi është rritur ndjeshëm dhe kalon shifrën prej 15 mijë personave në ditë. Për imunizim nuk i detyrueshëm termini, përpos për fëmijët nga mosha 12 deri në 18 vjeç për të cilët vaksinimi është i detyrueshëm të caktohet përmes uëeb sajtit vakcinacija.mk.
 
ZEKIRJA MEXHITI