Maqedoni
“Delta” me simptoma gastrointenstinale, rritet ndjeshëm numri i të rinjëve të infektuar
14.08.2021 15:15
Varianti Delta i Sars cov 2 veçmë ka arritur të shkaktojë valë të re infektimesh në Europë....

Varianti Delta i Sars cov 2 veçmë ka arritur të shkaktojë valë të re infektimesh në Europë. Në vendin tonë vala e infektimeve parashihet ta arrijë deri në fund të muajit shtator, thonë ekspertët. Nga respektimi i masave preventive dhe tempoja e vaksinimit do të varet se a do të kalohet shifra prej 2 mijë të infektuarish në ditë. Mjekët shpresojnë që masat të japin efekt
“Pres që çdo restrikcion, i cili ka për qëllim që të ulet kontakti mes njerëzve dhe me këtë edhe transmetimi i virusit, të japë rezultate. Ishte befasuese se si një karantinm i lehtë që u zbatua nga prilli deri në maj dha rezulate shumë të mira dhe erdhëm deri te numra njëshifror të të infektuarve.”, tha Zllate Memedoviç, mjek.
Instituti i Shëndetit Publik doli ma analiza se numri më i madh i të infektuarve është në moshën prej 20 deri në 29 vjeç, rritet edhe numri i fëmijëve të infektuar dhe varinati Delta shfaqet me simptomatologji tjetër.
“Kemi simptoma të cilat janë karakteristike për viruset gastrointenstinale e ato janë diare, të vjellura, dhe kjo mund të na shpie deri te fakti se ka tjetër pasqyrë klinike në kuadër të infeksionit me Kovid 19.”, tha Memedoviç
Sipas Memedoviç, që të ndërpritet pandemia është e nevojshme që të fokusohemi në përqindjen e vaksinimit me vaksinat që janë në dispozicion dhe kanë efikasitet të lartë. Në të kundërtën do të ketë variantë të re të virusit që do të jetë rezistente nga efekti i vaksinave.
FLUTURA LATIFI
