Maqedoni
Kodi Zgjedhor, LSDM: Ndryshimet duhet të bëhen me konsensus
14.08.2021 15:58
LSDM pret që ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të jenë në rend dite në kuvend këtë muaj...

LSDM pret që ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të jenë në rend dite në kuvend këtë muaj. Megjithatë thonë se këto ndryshime duhen bërë me konsensus mes të gjitha forcave politike. Social demokratët janë të gatshëm të bëjnë lëshime të caktuara, pragu për listat e kandidatëve të pavarur të ulet nga 2 në 1%. Thonë se së shpejti do të publikojnë edhe listën e kandidatëve për kryetarë komunash.
“Bisedimet për Kodin Zgjedhor vazhdojnë dhe presim që të gjendet zgjidhje. ndryshimet duhet të sillem me konsensusin e të gjitha partive politike. Presim që deri në mes të gushtit të arrihet marrëveshje mes partive, të krijohen kushte për të mbledhur Parlamentin dhe të miratohen këto ndryshime.”, tha Stefan Vasev nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Problemi qëndron në koalicionin qeverisës
VMRO DPMNE, thotë se nuk ka pengesa për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Vlerësojnë se problemi qëndron në mosmarrveshjet mes partnerëve kryesorë të koalicionit qeverisës, LSDM-së dhe BDI-së. VMRO DPMNE nuk pret që ndryshimet të përfshijnë rekomandimet e OSBE-ODIHR-së, për të siguruar zgjedhje korrekte e demokratike. Edhe opozita do të publikojë listën e kandidatëve, sapo ajo të marrë dritë jeshile nga Komiteti Qëndror
“Problemi qëndron pikërisht në koalicionin qeverisës. Pragu, apo përqindjet që ishin vendosur në propozim ligjin e dorëzuar në Kuvend, vetë qeveria ngriti duart nga ai propozim, e të jejtat nuk janë pjesë e kërkesave të VMRO-DPMNE-së. Ne qëndrojmë në kërkesat edhe të OSBE-ODIHR-së, dhe përqindja e pjesmarrjes së partive apo kandidatëve të tjerë, nuk na frikëson.”, tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Derisa dy partitë më të mëdha paralajmërojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, parashtruesit e listave për këshilltarë, reagojnë se po i bëhet sulm demokracisë me ndryshime në përqindjen e pragut të nënshkrimeve, tashmë që procesi ka filluar. Për ta problemiatik është ndryshimi i nenit 67, në kushtet për mbledhjen e nënshkrimeve ku përcaktohet që nëse një kandidat heq dorë nga pjesmarrja në zgjedhje, e gjithë lista bëhet e pavlefshme. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë ngecur në procedurë në komisionin për sistem politik pas parashtrimit të mbi 700 amendamenteve, një përpjeje kjo për të bllokuar sjellen e ligjit. Pritet që gjërat të jenë më të qarta pas kthimit të deputetëve nga pushimi vjetor.
FLUTURA LATIFI
