Maqedoni
Vapa e madhe rrit numrin e emergjencave, Lumani:Të vjellat dhe diarea simptoma të shpeshta
14.08.2021 17:01
Në një kohë kur mjekët po përballen me numër të madh të rasteve me Covid 19...

Në një kohë kur mjekët po përballen me numër të madh të rasteve me Covid 19, shumë qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të simtomave të cilat shfaqen si rezultat i virusit sezonal. Janë të shpeshta rastet kur ambulancat në Shkup vërshohen nga numër i madh i pacientëve që kanë nevojë për ndihmën e parë. Simptomat më të shpeshta nga të cilat ankohen janë diarea, të vjellat, molisja si dhe temperatura e lartë trupore që mund të shkaktojë edhe komplikime në organet respiratore tek pacienti. Mjeku Sedat Lumani, për TVM2 thotë se vapa e madhe kohën e fundit ka shtuar numrin e pacientëve me simptoma të tilla, të cilat janë karakteristikë për stinën e verës.
“Si çdo vit edhe sivjet sidomos në këtë periudhë kur vendi po përballet me vape të madhe, mundësitë për kontaminimin e ushqimit janë shumë më të mëdha. Por dhe për shkak edhe të kushteve për ruajtjen e ushqimeve si dhe përshak të disa lloje të sëmundjeve të cilat janë të lidhura me tretjen e ushqimit, paraqiten simptomat e të vjellave, barqitje, molisje, si dhe temperature të larta. Pacientët më tepër diagnostikohen me, ndezje të veshit, fytit, por dhe me pneumoni, si rezultat I temperatures së lartë trupore, për arsye se njerëzit konsumojnë lëngje të ftohta.”, tha Sedat Lumani, mjek.
Lumani: Simptomat gripit, të përafërta me Covid-19
Për shkak të ngjashmërisë së simtomave të gripit me ato të covid 19, vazhdimisht kemi rritje të numrit të testimeve thotë mjeku Lumani.
“Për fat të keq te disa pacientë përveç temperaturës edhe simptomeve qe dijmë për Covidin, u bashkangjiten edhe simptomet e dijaresë. Shpeshherë simptomet edhe te ftohjet respektivisht ifeksionet respiratore edhe te infeksionet gastrointestinale, simptomat përafërsisht janë të përbashkëta. Duhet te jemi sy çel gjithnjë, të definojmë cilit grupi i takon. Andaj jo rastësisht është rritur numri i testimeve.”, tha Lumani.
Mjekët apelojnë gjatë kohës kur temperaturat janë përvëluese, qytetarët duhet tju shmangen daljeve në ambiente të hapura pa ndonjë arsye të caktuar dhe të konsumohen sa më shumë lëngje.
REJHANE BUSHI METAJ
