Maqedoni
Situata me zjarret, ende vatra aktive në Saraj dhe Qendër Zhupë
14.08.2021 18:08
Aktualisht në vend ka ende zjarre aktive. Pesëdhjetë anëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe disa ekspertë francezë...

Aktualisht në vend ka ende zjarre aktive. Pesëdhjetë anëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe disa ekspertë francezë ndërhynë këtë të shtunë për shuarjen e zjarrit në fshatin Raoviç.
“Zjarri në rahoviq Bokoviq në komunë Saraj, është ende aktiv. Aktualisht në një hapësirë ende të pakunfirmuar, po digjet pylli. Për shuarjen e këtij zjarri janë angazhuar 50 pjestarë të njësiteve speciale të MPB-së bashkë me 7 ekspertë francezë që u transportuan në Kanionin e Matkës me helikopterë të policisë e që kanë bërë skanimine tërësishëm të vatsrave të zjarrit në këtë zonë. Në ndihmë rreth orës 14 erdhi edhe helikopteri nga Mali I Zi. Zjarri në Berovë është vënë tërësisht nën kontroll, megjithatë ka ende zona me aktivitet aktiv. Pasdite atje u dërgua sërisht një helikopter.”, tha Nadica Vaçkova, Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Zjarr aktiv ka edhe në zonën e fshatit Gorno Melniçani në Qendër Zhupë. Ndërkohë që është lokalizuar zjarri pranë fshatit Ermenicë në komunën e Kratovës . Zjarret në zonën e fshatrave Grumazi dhe Iveni në komunën e Novacit, deponia e djegur në Radovish, si dhe zjarri pranë fshatit Shipkovica në malin Plaçkovi u shuan plotësisht.
ZEKIRJA MEXHITI
