Zgjedhjet lokale 2021, KSHZ përditëson listën e votuesve
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar përditësimin e Listës së Votuesve sipas të dhënave që ka dorëzuar Ministria e Punëve të Brendshme, Gjykata Themelore dhe Drejtoria e Librave Amë.
Konformë ligjit, krahas të dhënave pensonale MPB ka dorëzuar edhe fotografitë dhe shenjat e gishtërinjëve të votuesve.
“Me shpalljen e zgjedhjeve KSHZ i drejtohet MPB për dorëzimin e të dhënave sa u përket votuesve. Në afat prej 24 orë MPB na i dorëzoi të dhënat e listës së votuesve. Gjithashtu na i dorëzoi fotografitë dhe shenjat e gishtërinjve. KSHZ tash është në përpunim të të dhënave që janë marrë nga MPB, nga Gjykata Themelore dhe Drejtoria e Librave Amë.” – tha Nnkryetarja e KSHZ-s, Ditmira Shehu. Shehu.
“Dermalog” do furnizoj me terminale Në zgjdhjet lokale të 17 tetorit për herë të parë identifikimi i votuesve do të bëhet edhe me leximin e shenjave të gishtërinjve. Terminalet do t’i sigurojë operatori ekonomik gjerman “Dermalog”.
“Po, shpallja përfundoi. Kishim një ankesë, të cilën Komisioni i Shkallës së Dytë për Furnizime e hodhi poshtë dhe e vërtetoi vendimin e KSHZ-së. U zgjodh operatori ekonomik Dermalog i Gjermanisë. Dje e nëshkruajtëm edhe kontratën dhe gjithçka është në rregull. Pas nënshkrimit të kontratës kanë marrë njoftim për dorëzimin e pajisjeve për identifikimin e votuesve me shenjat e gishtërinjve.” – u shpreh Ditmira Shehu.
Konform Kalendarit të KSHZ-së për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, nga 16 gushti fillon mbledhja e nënshkrimeve për formimin e kandidaturës për kryetar komune dhe kryetar të Qytetit të Shkupit.
Mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet në njësitë rajonale të KSHZ-së dhe do të zgjasë 15 ditë, përkatësisht deri më 30 gusht. Për shkak të situatës me epideminë, KSHZ ka kërkuar takim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për të harmonizuar veprimet zgjedhore konformë protokolleve për mbrojtje nga virusi “Covid 19”. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
