Ndryshimet në kodin zgjedhor, Zaev: Nuk ka më kohë, ligji mbetet siç është

15.08.2021 17:06

Akoma nuk ka harmonizim të qëndrimeve...

Akoma nuk ka harmonizim të qëndrimeve mes partive në pushtet dhe opozitë sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe pragut prej 2 përqind. Kryeministri Zoran Zaev tha se me ndryshimet e fundit ku është futur identifikimi përmes  gishtërnjëve dhe sugjerimet e fundit të OSBE-ODHIR, dhe ligji do të mbetet ashtu siç është. Për shkak të kohës për të bërë ndryshimeve, pragu zgjedhor do të mbetet 2 përqind.

“Informacionin që e kam nga kreu i Kuvenditjanë se  po tentojnë t’i harmonizojnë qëndrimet, por  nuk mund t’i haraminizojnë para se gjithash për shkak të regimeve nga “E majta”, një pjesë nga partitë në pushtet, dhe të partive  në opozitë. Kreu i Kuvendit më ka informuar se me ndryshimet e fundit ku është futur identifikimi përmes shenjave të gishtërinjve dhe sugjerimet e fundit të OSBE-ODHIR , ligji do të mbetet ashtu siç është që të mos ketë spekulime se bëhet 5 minuta para 12-ës,  ose edhe pse  para se gjithash, një gjë e tillë  mund të jetë edhe zgjidhje e re pas bllokadës së zgjidhjeve ligjore. Zgjidhja ligjore i konfirmon përpasitë e listave të pavarurara, pra pragu mbetet i vjetri, i jep të gjitha mundësitë e deritanishme për konstituimin e listave për këshilltarë edhe për kryetarë” – tha Kryeministri Zoran Zaev.

Nga VMRO DPMNE theksuan një idtë më parë  se çështja e pragut zgjedhor nuk është fare problematike për ta, ndërsa në ndryshimet e reja janë të pranueshme çdo rekomandim që vjen nga OSBE-ODHIR.

Ata thonë se problemi për mosvotimin e ndryshimeve, duhet kërkuar në koalicionin qeverisës ku sipas opozitës, ka mosmarrëvehsje në këtë drejtim. Në KSHZ tashmë kanë filluar të rrjedhin afatet për organizimin e zgjedhejve. nga atje kanë ripërsëritur më shumë herë se  ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duhet të kenë parasysh 17 tetorin si datë tashmë e nënshkruar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. (Zekirja Mexhiti, TVM2)