“Covid19”, 10 viktima, 805 të infektuar, 77 të shëruar
Vazhdon të jetë e rëndë situata me Covid 19....

Vazhdon të jetë e rëndë situata me "Covid 19" në vend. Edhe kjo e diel ka shënuar një rekord të ri prej 10 viktimash dhe 805 të infektuarish.
Viktima më e re është një 28 vjecare nga Kërçova, një infermiere, që ndërroi jetë dje në Shkup ku ishte e shtruar prej pak ditës, edhe pse u gjend në statistikën e sotme zyrtare.
Ajo nuk ishte vaksinuar për shkaqe të tjera shëndetësore. Kërçova regjistroi edhe një viktimë 53 vjeçare.
Tetova regjistroi 4 viktima, një 53 vjeçar, dy 72 vjeçarë dhe një 73 vjeçar.
Në Gostivar ndërroi jetë një 44 vjeçar, në Shkup një 56 vjeçar, në Dibër një 86 vjeçar dhe në Kumanovë një 60 vjeçar.
Kjo ndez alarmin për uljen e moshës së fataliteteve.
Rastet pozitive ndërkohë, u shënuan teksa në vend gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 6.980 testime.
Kryeson sërisht Shkupi me 240 raste, në Tteovë 136, Kumanovë 53, Strumicë 50, Kërçovë 46, Ohër 32, Dibër 18, Manastir dhe Strugë nga 15, qytetet e tjera kanë më pak se 10 të infektuar të rinj.
I ulët këtë të diel numri i të shëruarve, vetëm 77. Numri i rasteve aktive aktualisht është rritur në 5.761. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.062.292 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 162.164. Prej tyre, 150.851 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, por fatkeqsisht 5.552 qytetarë e kanë humbur jetën.
