Zgjedhjet lokale, partitë ende diskutojnë kandidaturat
Partitë janë në fund të finalizimit....

Partitë janë në fund të finalizimit të kandidaturave për kryetarë komunash. LSDM do të bëjë publike listën e saj të kandidatëve javën që vjen.
Deri tani kanë bërë publike vetëm disa nga kandidaturat.
“Javën tjetër 23 deri në 25 ne duhet të përfundojmë, sepse duhet të lëmë disa ditë për të mbledhur dokumentet e nevojshme, dhe ajo është sigurisht deklarata e noterizuar, konfirmimi i mos dënimit dhe të gjitha dokumentet” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Nga VMRO-DPMNE-ja, paralajmëruan 90 % emra të ri në zgjedhjet lokale.
“Do të lusja edhe qytetarët edhe mediat që të durojnë edhe një kohë të shkurtër, sa trupat partiake ta kryejnë punën e tyre lidhur me filtrimin e kandidatëve dhe votimin. Shpallja e kandidatëve do të jetë së shpejti” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
BDI ndërkohë ka konfirmuar se do të rikandidojë kryetarët aktualë në Cair, Strugë, Dibër, Saraj, Likovë, Kërçovë dhe Tetovë.
ASH kandidaturat do ti shpallë javën që vjen, por tashmë janë bërë p[ublike kandidaturat për Gostivarin ku do të ketë rikandidim të kreut aktual, por edhe kandidaturat për Bogovinë, Vrapçishtin dhe Çairin.
Nga Besa gjysëm zyrtare janë vetëm kandidaturat për Gostivarin dhe Tetovën, ku ambicje ka vetë kreu i partisë.
