Anëtarësimi në BE, Trosanovski për REL: Jo në të ardhmen e afërt

15.08.2021 14:45

Nuk ka zgjidhje në dukje për mosmarrëveshjen me Bullgarinë....

Nuk ka zgjidhje në dukje për mosmarrëveshjen me Bullgarinë që do të jetë në favorin e RMV-së , thotë analisti politik Marko Trosanovski  nga  Institutit për Demokraci “Societas Civilis “,  në intervistën javore për Radion Europa e Lirë. Sipas tij, për momentin nuk është e qartë nëse Maqedonia e veriut do të bëhet pjesë e BE-së në një të ardhme të afërt e për këtë fajson elitat politike.

Ai inkurajon politikën të mbështesë  ndërkohë nismat  rajonale të bashkëpunimit. 

“Kështu si po rrjedhin punët, nuk besoj se në të ardhmen e parashikueshme do të gjendet një zgjidhje që do të ishte në interesin tonë. Hapësira për kompromis është mjaft e ngushtë, ne nuk kemi hapësirë për t'iu përgjigjur shumë prej kërkesave të palës bullgare. Prandaj, mendoj se nuk do të ketë zgjidhje së shpejti. Ne duhet të qëndrojmë të përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian për interesat tona, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të inkurajojmë nismat rajonale, siç është nisma për Ballkanin e Hapur, por edhe mundësitë e tjera të ofruara nga Procesi i Berlinit. Duhet të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, lëvizshmërinë e qytetarëve, mallrat, shërbimet, transportin, etj., Por, konkretisht në rastin e Bullgarisë, nuk besoj se pala bullgare, por edhe me ne, veçanërisht pas miratimit të një Rezolute në Parlament, të bëjmë lëshime serioze, sepse pika fillestare në kompromis,  është parimi i reciprocitetit. E ajo që kërkon pala bullgare është një imponim i njëanshëm i zgjidhjeve, kështu që nuk besoj se kjo do të ndodhë së shpejti .  Qytetarët duhet të kenë parasysh se përgjegjësinë për dështimin në politika duhet ta kërkojnë vetëm tek  elitat tona politike   dhe jo në ngecjen e procesit evropian dhe mosfunksionimin e mekanizmit të zgjerimit” – është shprehur Marko Trosanovski, analist I.D. “Societas Civilis”.