Kryqi i Kuq, vullnetarët ndihmojnë në shuarjen e zjarreve
Zjarret kanë kapluar vendin...

Zjarret kanë kapluar vendin, më shumë se dy javë jemi dëshmitar të shumë hektarëve pyje të djegura dhe prona të qytetarëve të djegura tërërsisht. Institucionet janë në teren dhe në ndihmë të tyre edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq, një pjesë e tyre në shuarjen e zjarreve, ndërsa pjesa tjetër në dorëzimin e ndihmave humanitare për qytetarët.
“Bëhet fjalë për tetëdhjetë deri në njëqind persona, të cilët ishin përkrahje e drejtpërdrejtë e organizatave komunale në rajonin lindor. vullnetarët tanë ishin ndihmë logjistike në shuarjen e zjarreve . Por tani pasi u shuna zjarret Kryqi i Kuq mbetet në teren sepse edhe kjo periudhë e rehabilitimit është e rëndësishme” – tha Suzana Tunevska Paunovski nga Kryqi i Kuq.
Ujë, mjete higjienike, ushqim i konzervuar, janë vetëm pjesë e produketeve ushqimore të cilat për momentin janë mëse të nevojshme.
Janë aktive edhe linjat telefonike për ndihmë psikologjike për qytetarët të cilët përjetuan golgotë të vërtetë.
“Nesër do të ketë edhe psikologë në organizatat komunale, për tu ofruar përkrahje psikologjike banorëve, për të tejlauar frigën se cka do të ndodh më tej” – deklaroi Suzana Tunevska Paunovski nga Kryqi i Kuq.
Vullnetarët janë kudo. Ofruan përkrahje për përballjen me krizën shëndetësore, dhe tani përkrahje për përballjen me zjarret.
Ata janë ende në terren, me moton “Nuk duam mirënjohje, duam vetëm qytetarë pa brenga dhe një të nesërme më të mirë”. (Flutura Latifi, TVM2)
