VMRO-DPMNE: Saraji digjet, Shilegov kush e di ku pushon
15.08.2021 15:57
Nga opozitarja VMRO DPMNE...

Nga opozitarja VMRO DPMNE kritikuan kreun e qytetit të Shkupit Petre Shilegov se nuk i intereson fare situata me zjarret në rajonin e Shkupit.
“Në vend ka gjendje krize, ushtria është aktivizuar në terren, zjarrin në Saraj nuk mund ta shuajnë, ndërsa Shilegovin nuk e ke askund, megjithëse zhurmon në Facebook. Fshihet pas statuseve në Facebook të shkruara mesiguri nga administrata. Lë përshtypje se atij situata nuk i intereson fare. Me siguri akoma është akoma i imperesionuar nga pushimet në Koraci ku iki kur e gjithë Maqedonia ishte në këmbë të shuante zjarr dhe të ofronte ndihmë” – u shpreh Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
