Situata në Afganistan, MPJ: 110 shtetas nga RMV, të gjithë të sigurtë

15.08.2021 16:12

Janë ende rreth 110 shtetas të Maqedonisë së Veriut....

Janë ende rreth 110 shtetas të Maqedonisë së Veriut në Afganistan.

Nga MPJ njoftojnë se të gjithë ata gjenden në zona të sigurta e për momentin asnjëri nuk ka kërkuar evakuim emergjent. Disa janë kthyer tashmë, të tjerë janë larguar në zona të sigurta. 

Në rast se ka nevojë për fluturime emergjente humanitare për evakuimin e tyre, MPJ ka konfirmim nga vendet mike se mund të organizohen fluturime të tilla.

Shqipëria ka pranuar  të shërbejë si vend transit për emigrantët politikë afganë. Me këtë vendim është pajtuar edhe opozita.

Edhe Kosova ka dhënë pëlqimin për strehimin e  refugjatëve afganë. Maqedonisë së Veriut, nuk i është kërkuar ende strehimi i refugjatëve politikë. Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.

DASH përmes një program të ri, u mundëson atyre të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Por fillimisht refugjatët duhet të barten në një shtet të tretë, u do të duhet të presin për 12 deri në 14 muaj derisa i gjithë aplikacioni i tyre për hyrje në SHBA, të analizohet.