Rritet numri i infektimeve, nga e hëna masa të reja restriktive
15.08.2021 16:30
Numri aktual prej 5.043 rasteve aktive në vend....

Numri aktual prej 5.043 rasteve aktive në vend, shtron nevojën e masave të reja restriktive.
Nga e hëna, ndalohet puna në ambientet e mbyllura të objekteve gastronomike, në ambientet e hapura do të punohet me kapacitet deri në 30 persona, por atje do të mund të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, ose persona që janë në 45 ditët e para pas shërimit nga Covid-19.
Në çdo objekt gastronomik do të ketë person për mbajtjen e rendit që do të kontrollojë mysafirët, kurse objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të obliguar të kenë të angazhuar persona për mbajtjen e rendit.
