Spitali plotë me pacientë, të hënën diskutohen masa shtesë për Tetovën
15.08.2021 15:00
Tetova po përballet ditëve të fundit me një fluks të shtuar....

Tetova po përballet ditëve të fundit me një fluks të shtuar pacientësh Covid, që kanë mbushur repartet infektive
Ministria e Shëndetësisë njofton se po bëhet një riorganizim intensive, në mënyrë që të gjithë të kenë përkujdesjen e duhur. Po merret parasysh edhe vendosja e masave shtesë parandaluese në nivel lokal kundër Covid-19, të cilat do të diskutohen të hënën.
“Kolegëve nga Tetova u jepet mbështetje adekuate sa i përket stafit dhe akomodimit. Dy ditë më parë, pacientët u vendosën në spitalin në fshatin Leshok, dhe nëse është e nevojshme, pacientët do të akomodohen në spitale të tjera aty pranë ose në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
