Zgjedhjet lokale, listat e pavarura, të hënën nis mbledhja e nënshkrimeve
Nga e hëna nis zyrtarisht procedura për mbledhjen e nënshkrimeve....

Nga e hëna nis zyrtarisht procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të kandoidatëve të paravur për zgjedhjet lokale të tetorit.
Sipas programit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, mbledhja e nënshkrimeve për këto lista, përfundon më 30 gusht në mesnatë.
Nënshkrimet mblidhen para zyrtarëve të KSHZ -së dhe para një noteri kompetent.
Paraqitësi i listës përcakton se para cilit noter mblidhen nënshkrimet publike dhe informon KSHZ -në, e cila publikon në faqen e saj të internetit një listë të noterëve publikë para të cilëve paraqitësit e listës mbledhin nënshkrimet. Shpenzimet për mbledhjen e nënshkrimeve para noterit, i bart parashtruesi i listës.
Çdo votues mund të japë nënshkrimin e tij për listat e kandidatëve për kryetar komune.
Votuesit që dorëzojnë listën duhet të kenë të drejtën e votës dhe vendbanimin e përhershëm në komunë.
Listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe listën e kandidatëve për kryetar të komunës, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve, ia dorëzojnë KSHZ-ve.
