Zgjedhjet lokale, listat e pavarura: Të hënën nis mbledhja e nënshkrimeve

15.08.2021 20:03

Nga e hëna nis zyrtarisht procedura....

Nga e hëna nis zyrtarisht procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të kandidatëve të paravur për  zgjedhjet lokale të tetorit. Por teksa nis afati për mbledhjen e nënshkrimeve, ende nuk dihet nëse  do të kalojnë ndryshimet  në Kodin Zgjedhor të cilat kanë ngecur në  Kuvend me mbi 700 amendamente, ose do të vlejnë rregullat ekzistuese.

Për Iniciativat qytetare është me rëndësi të dinë shpejt nëse do ketë ndryshime apo jo, pasi mund të rritet pragu i nënshkrimeve që nevoiten për pjesmarrje në zgjedhje.

Inciativa qytetare, “Mundësi për Qendrën”, ndryshimi i rregullave tani jo korrekt

Nga Iniciativa Qytetare “Mundësi për Qendrën” ,thonë se nuk është në rregull që  në mes të procesit zgjedhor të ndryshohen rregullat e lojës.

“Procesi zgjedhor veçmë ka filluar dhe tani të ndryshohen rregullat  e lojës është luftë jo korrekte. Nuk dyshoj se edhe nëse ndryshojnë rregullat ne do të kemi përkrahje. Mendoj se të veprohet kështu është joprincipiele”- tha Jana Bellçeva Andreevska nga Nisma “Mundësi për Qendrën”.

Janë paralajmëruar edhe iniciativa të tjera qytetare për lista të pavarura. Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve para zyrtarëve të KSHZ së dhe noterëve, fillon nga 16 gushti dhe do zgjasë   dy javë. (Flutura Latifi, TVM2)