Maqedoni

Tetovë, spitali plot pacientë Covid, mjekët me apele për kujdes

16.08.2021 12:13

Po rriten në mënyrë shqetësuese shifrat e të hospitalizuarve në Tetovë....

Po rriten në mënyrë shqetësuese shifrat e të hospitalizuarve në Tetovë. 
 
Aktualisht atje ka 90 pacientë Covid pozitivë. Mbrëmjen e së dielës, humbën jetën edhe dy paciente, të moshës 44 dhe 52 vjeç. Me shpejtësi po rritet edhe numri i ekzaminimeve ambulatore që kanë arritur mbi 120. Në këtë situatë të re, me shtimin rapid të të infektuarve të rinj, spitali i Tetovës po riorganizohet me urgjencë për lirimin e pavionëve për t’i kthyer ata në pavionë për pacientët pozitivë. Aktualisht janë liruar dy kate të tëra për këta pacientë, me një kapacitet prej 50 shtretërish.
 
Edhe spitali modular atje ka një kapacitet prej 35 shtretërish plus 17 shtretër të tjerë në repartin infektiv. Numri i shtuar i të infektuarve, i ka detyruar mjekët e Tetovës të dërgojnë pacientë edhe në Shkup dhe në spitalin për sëmundjet e mushkërive në Leshok. Janë kthyer nga pushimi vjetor edhe mjekët, pasi ata që kishin mbetur, nuk e përballonin dot vetë këtë fluks të ri pacientësh. 
 
“Brenda 24 orëve kemi hospitalizuar 20 pacient , ndërsa të hospitalizuar I kemi 90, ndërkaq 120 pacient janë në shërbim të ambulancës ku edhe ata janë covid dhe trajtohen. Do të thotë numri I përgjithshëm I atyre që trajtohen janë 210 pacient.Ne jemi fare në fund me vendet në mënyrën rapide na stërmbushen vendet,kemi pacient që na vijnë me një stad shumë të avansuar të sëmundjes me zor se I mbulojmë me oksigjen për shkak se vijnë me një pjesmarrje oksigjeni nga 97 apo 98% që është normale na vinë me 40 deri ne 60% dhe sa ti japësh oksigjen aq mund të merr , dua të flas më një gjuhë më popullore të kuptohemi, vonesat e mëdha janë kosto personale për pacientët.”, tha Gëzim Nuredini, koordinator i qendrës Covid- Tetovë.