Maqedoni
Shtabi Qeveritar i Krizës: Nga shtatori mësimi, me prani fizike
16.08.2021 12:27
Në bazë të rekomandimit të lëshuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës...

Në bazë të rekomandimit të lëshuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shtabi i Krizës vlerëson se janë krijuar kushtet e duhura për mësim me prani fizike të nxënësve nga muaji shtator.
Përjashtime mund të ketë vetëm për raste të caktuara të cilat do të jenë të potencuara në mënyrë strikte në vendimin e qeverisë I cili pritet të miratohet javën javën e ardhëshme.
“Miratimi I konkluzave për fillimin e vitit shkollor me prani fizike u soll në bazë të të dhënave mbi numrin e mësimdhënësve dhe kuadrit mësimoë të cilët janë të vaksinuar. Për momentin 60% e kuadrit janë të vaksinuar kurse deri në shtator pritet vaksinim deri në 80% nga numri I përgjidthshëm I të punësuarve në shkollat fillore dhe ato të mesme”, njoftojnë nga shërbimet qeveritare të informimit.
Në këtë drejtim janë përgatitur edhe protokollet të cilat tash më janë të miratuara për mësim me prani fizike , ku rekomandohet mbajtja e maskave, dhe ajrosja e rregullt e kalsave dhe hapësirave tjera shkollore. Në mbledhjen e htabit të Krizës u konkludua se procesi I vaksinimit vazhdon edhe për personelin punonjës në kopshte , ku deri më tani j gjithsej janë vaksinuar 60% e edukatorëve.
