Maqedoni
Masa të reja anticovid për hyrje dalje, Filipçe: PCR-test negativ ose çertifikatë vaksinimi
16.08.2021 13:57
Të marten qeveria pritet të shqyrtojë masën e re të propozuar nga ana e komisionit për sëmundje infective dhe komitetit për imunizim....

Të marten qeveria pritet të shqyrtojë masën e re të propozuar nga ana e komisionit për sëmundje infective dhe komitetit për imunizim për hyrje -dalje ku do të kërkohet sertifikat I vaksinimit, PCR test negative, apo vërtetim nga qytetari për Covid të kaluar, njoftoi ministrii shëndetësisë Venko Filipçe.
“Është biseduar edhe për një masë të re, ajo është që për hyrje dhe dalje nga vendi të kërkohet ose vërtetim për marrje të vaksinës, ose vërtetim që e keni kaluar Kovid-19, ose PCR test jo më i vjetër se 72 orë. Evidente është rritja e numrit të personave të infektuar me virusin korona, gjendja është më kritike në Tetovë, Gostivar, po rritet numri edhe në Strugë. Prej sot me punë do të filloje edhe Spitali Modular, në Qendrën klinike në Shkup.”, tha tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Vaksimnimi anticovid, Filipçe: Dozë të tretë për pacientët me sëmundje kronike
Filipçe, ka nënvizuar se gjendja epidemiologjike në vend është tejet serioze numri i të infektuarve është në rritje dhe apeloi deri tek qytetarët që të vaksinohen. Sipas ministrit menaxhimi i situatës nxit nevojën për përgjegjësi nga ana e qytetarëve, veçanërisht kur në fuqi kanë hyrë masat e reja. Filipçe njoftoi se Komiteti I imunizimit ka marrë rekomandim të ri nga ana e institucioneve shëndetësore amerikane për vaksinim me dozen e tretë për të gjithë personat që kanë imunitet të komromituar.
“Me dozen e tretë do të vaksinohen pacientët që kanë të kryer transplant organesh, pacierntë me dializë kronike, si dhe disa kategori të tjera të pacientëve konform gjendjes së tyrë të rënduar shëndetësore, dhe diagnozën e përcaktuar. Rekomandimi erdhi gjatë ditës, dhe e njejta duhet që gjatë ditëve në vijim të zyrtarizohet dhe më pas e njejta pritet të hyjë në fuqi.”, tha Filipçe.
Per shtetasit Afgan të cilët priten të strehohen në RMV ministri Filipçe paralajmëroi karantinim të obliguar 14 ditor.
MERITA GASHI
