Maqedoni

Shtabi Qeveritar i Krizës: Nga shtatori mësimi, me prani fizike

16.08.2021 14:51

Në bazë të rekomandimit të lëshuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,...

Në bazë të rekomandimit të lëshuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shtabi i Krizës vlerëson se janë krijuar kushtet  e duhura  për mësim me prani fizike të nxënësve nga  muaji shtator. 
 
Përjashtime mund të ketë vetëm për raste të caktuara të cilat do të jenë të potencuara në mënyrë strikte në vendimin e qeverisë I cili pritet të miratohet javën javën e ardhëshme.  
 
“Miratimi I konkluzave për fillimin e vitit shkollor me prani fizike u soll në bazë të të dhënave mbi numrin e mësimdhënësve dhe kuadrit  mësimoë të cilët janë të vaksinuar.  Për momentin 60% e kuadrit janë të vaksinuar kurse deri në shtator pritet vaksinim deri në 80% nga numri I përgjidthshëm I të punësuarve në shkollat fillore dhe ato të mesme”, njoftojnë nga shërbimet qeveritare të  informimit. 
 
Në këtë drejtim janë përgatitur edhe protokollet të cilat tash më janë të miratuara  për mësim me prani fizike, ku rekomandohet mbajtja e maskave, dhe ajrosja e rregullt e kalsave dhe hapësirave tjera shkollore. 
 
Shahpaska: Të vaksinohen edukatorët, kanë përgjegjësi 
 
Në mbledhjen e shtabit të Krizës u konkludua se procesi I vaksinimit  vazhdon edhe për personelin punonjës në kopshte, ku deri më tani j gjithsej janë vaksinuar 60% e edukatorëve. Ministrja Shahpaska u bën thirrje të gjithë edukatorëve të pavaksinuar deri më tani që të vaksinohen sepse duke mbrojtur shëndetin personal mbrojmë dhe shëndetin public. 
 
“Numri i të vaksinuarve është mbi 60%, gjithmonë flas për kopshet në Shkup, kurse me drejtorët e kopshteve nga qytetete tjera do të mbajmë mbledhje online me qëllim të shpërndarjes së sakt të të dhënave nga ana e tyre. U bëj apel të gjithë të punësuarve në kopshetet e fëmijëve të cilët deri më tani nuk  janë vaksinuar për arsye të shumta, që të vaksinohen sa më shpejtë, sepse përgjegjësia e tyre është tejet e rëndësishme. Duke mbrojtur shëndetin personal,  kontribuojmë për mbrojtjen e shëndetit publik në përgjithësi. Duhet ti rrespektojmë rekomandimet dhe protokollet e dhëna nga organet shëndetëdore, të cilat flasin se personat e vaksinuar në rast të infektimit me covid  simptomatologjinë e kanë shumë të të lehtë se sa ata të cilët infektohen dhe janë të pavaksinuar.”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.