Maqedoni

Situata në Afganistan, Osmani: Do të strehojmë fillimisht 6 civil afgan

16.08.2021 16:04

Më përshkallëzimin e situatës në Afganistan, rikthehet fuqishëm problemi i refugjatëve afgan....

Më përshkallëzimin e situatës në Afganistan, rikthehet fuqishëm problemi i refugjatëve afgan, shumica e të cilëve tashmë kanë arritur të dalin jashtë vendit që gjendet në kaos, e janë në në Europë në pritje të të drejtës së azilit. Por ndërsa Europa është e ndarë nëse do t’i pranojë ose jo, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, kanë konfirmuar se do të hapin dyert për refugjatë politikë. 
 
“Është biseduar për 6 persona, gra dhe fëmijë të pranohen në RMV. Si të jënë kërkesar, do të bëhen vlerësimet dhe do të pranohen në shtet përkohësiosht deri sat ë qetësohet situate në Kabull.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm. 
 
Osmani për qytetarët e RVM-së në Afganstan: Evakuohen 75 persona, presin fluturim
 
Në Afganistan ka ende  shtetas të Maqedonisë së Veriut, me të cilët autoritetet në Shkup po qëndrojnë në komunikim. 25 qytetarë të RMV-së kanë fluturuar  nga Kabulli  drej Dohës  ndërsa edhe 50 të tjerë janë  në aeroportin e kryeqytetit afgan, të cilët janë të sigurt, të akomoduar dhe presin për t'u futur në listë për fluturim kumtoi ministri i jashtëm Bujar Osmani. 
 
“Rreth 50 qytetarë të cilët në këtë mëngjes ishin në aeroportin e Kabulit, 25 prej tyre veçmë janë në terminalin ushtarak që do të thotë se po përgatiten për të flututruar me avion ushtarak amerikan të drejtuar drejt Dohës në Katar dhe në fund pastaj nëpërmjet  fluturimeve  komerciale të vijnë në Shkup. 25 të tjerë po presin fluturimin e rradhës, për mometin ata janë duke u rregjistruar, janë në vend të sigurt dhe presin tranferimin e tyre deri në avion.  Kemi informatë se edhe 25 qytetarë që janë të vendosur në bazën amerikane në Kabull afër aeroportit të Kabullit, gjithashtu janë të sigurt dhe presin në listë për tranferim deri në aeroport dhe pastaj fluturmin e tyre për Shkup.”, tha Osmani.
 
Përvec këtyre shtetasve Osmani thotë se, nuk ka qytetarë të tjerë nga RMV në Afganistan.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU