Maqedoni
Dy zjarre aktive në rajonin e Sarajit dhe Prilepit
16.08.2021 18:02
Momentalisht në vend vetëm dy zjarre të tjerë janë aktivë, njëri prej të cilëve pranë fshatrave Raoviç dhe Bukovic...

Momentalisht në vend vetëm dy zjarre të tjerë janë aktivë, njëri prej të cilëve pranë fshatrave Raoviç dhe Bukovic, dhe tjetri në zonën e fshatrave Rakle - Nikodin – Toplica në Prilep. Drejtori I QMK Stojance Angellov thot se në teren planifikohet të lëshohet një helikopter për shkak të vendit të papërshtatshëm për shuarjen e zjarreve nga ana e zjarfikësve.
“Zjarri është ende aktiv në lëvizjen nga fshati Bukovic në fshatin Çajlane. Janë angazhuar forcat e shuarjes së zjarreve, dhe pasdite është planifikuar të aktivizohet një helikopter i Ushtrisë. Zjarri në zonën e fshatrave Rakle - Nikodin - Toplica në Prilep është gjithashtu aktiv. Një anë nga fshati Rakle në fshatin Krsec po digjet dhe po zgjerohet në një vend të quajtur Farishki Lozja, Kavadarci, dhe ai terren është i paarritshëm dhe është shumë e vështirë të shuhet zjarri.”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK.
Ai iu referua edhe dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
Janë djegur objekte. Nga ana e komunave është formuar një komision që do të përcaktojnë dëmet dhe qytetarët do të kompensohen në mënyrë të drejtë. Dëmi është vërtet i vogël duke marrë parasysh përmasat e zjarreve. Falë fushatës aktive të QMK dhe me mbështetjen e madhe të mediave, ndërgjegjësimi i qytetarëve është në një nivel dukshëm më të lartë. Këto aktivitete ngritën ndalimin e lëvizjes në pyje, gjë që ndihmoi shumë. Ne po e rishikojmë atë dhe do të kërkojmë që të hiqet ndalimi I lëvizjes nëpër pyje nëse situata është stabile.”, tha Angellov.
Për shuarjen e zjarreve ai falëderoi zjarrfikësit, të gjitha institucionet por edhe ekipet e huaja të cilët ndihmuan dhe treguan sakrifica të mëdha.
SEDAT SELIMI
