Maqedoni
Situata me zjarret, aktive në rajonin e Sarajit, Prilepit dhe Berovës
16.08.2021 20:31
Për momentin vatra të zjarre aktive në vend, ka në rajonin e komunës së Sarajit dhe rajonin e Prilepit...

Për momentin vatra të zjarre aktive në vend, ka në rajonin e komunës së Sarajit dhe rajonin e Prilepit ndërsa është riaktivizuar edhe zjarri mbi fshatin Bezgashtevë midis Berovës dhe Strumicës.
Nga QMK thonë se një helikopter i Maqedonisë së Veriut dhe një i Malit të Zi, do ta shuajnë zjarrin në Komunën e Sarajit te fshatrat Raoviq dhe Bukoviq, edhe pse tanimë u lokalizua në pjesën e fshatit Raoviq. Edhe zjarri në fshatrat Rakle, Nikodin dhe Toplicë në komunën e Prilepit është aktiv, por me intensitet të dobët dhe për momentin nuk ekziston rreziku i zgjerimit. Është riaktivizuar edhe zjarri mbi fshatin Bezgashtevë midis Berovës dhe Strumicës drejt fshatit Niviçan në digën Turia. Të martën herët në mëngjes, do të ndërmerren aktivitete për lokalizimin e tij, sepse është një terren i vështirë që kërkon më shumë se tre orë për të arritur në lokacion. Nga Qendra për menaxhim me Kriza thonë se faktori njeri është arsyeja më e zakonshme për shpërthimin e zjarreve në të gjithë vendin, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo të paqëllimshme.
“Një pjesë e zjarrit në fshatin Raoviq në Komunën e Sarajit u lokalizua, por te fshati Bukoviq, fshati Çajlan drejt Matkës ende është aktiv. Në orët e pasditës te ky zjarr do të intervenohet edhe nga ajri me 26 njerëz, me një helikopter nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Mali i Zi”. Zjarri në fshatrat Rakle, Nikodin dhe Toplicë në komunën e Prilepit është aktiv, por me intensitet të dobët. “Zjarri është në terren jo të qasshëm. Bëhet fjalë për një zjarr tokësor ku digjen mbeturinat e gjetheve dhe bari i thatë. Ka tym në pjesën e sipërme, por në këtë moment nuk ekziston rreziku i zgjerimit. Në këtë moment në këtë zjarr intervenojnë ekipe nga vetaministrata lokale e Prilepit, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe ekipe të MPB-së nga Prilepi dhe Manastiri.”, tha Nadica Vëçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
