Maqedoni

Masat e reja për gastronominë, OPH: Janë të palogjikshme, po mbyllemi

17.08.2021 14:00

Masat e reja për objektet gastronomike kanë shkaktuar kaos në punën e bizneseve të këtij sektori....

Masat e reja për objektet gastronomike kanë  shkaktuar kaos në punën e bizneseve të këtij sektori. Zdravo Josifovski nga Oda e Pavarur e Hotelierve në një pronocim për TVM2 thekson se masat në fuqi janë të palogjikshme, ndërsa si pasoj e kësja një pjesë e madhe e këtyre bizeneseve janë vetëmbyllur.
 
“Ashtu siç paralajmëruam ashtu edhe ndodhi, fakt është se njerzit janë të painformuar rreth protokolleve dhe procedurave, e paqartë rreth çështjes se a duhet deri në 30 persona të vaksinuar apo të pavaksinuar të gjitha këto kanë krijuar kaos në  punën e objekteve hotelerike, Objketet hotlerike kryesisht ishin të zbarzura pasi siç e dini nuk kemi në masë të madhe të qytetaërve të vaksinuar që të ketë mundësi për të implementuar këtë masë.”, tha Zdravko Josifofski nga Oda e Pavarur Hotelerike.
 
Oda e Pavaruar e Hotelierive vazhdon të kërkojë tërhqjen masave nga Qeveria, Thonë se është e pazbatueshme për shumë arsyje.
 
“Kemi kërkuar në mënyrë strikte qeveria të tërheq këtë masë për shkak se kjo jo vetëm që është jo e zbatueshme por është edhe joetike të zbatohet në praktik që të selektohen mysafirët. Deri më tani nuk jemi kontaktuar nga asnjë institucion për të parë dhe diskutuar mundësitë e zbatimit të kësaj mase.”, tha Josifofski.
 
TVM2 kontaktoi edhe Inspektoratin e Tregut. Nga atje theksuan se vazhojnë kontrollet në terren dhe se raporti dhe situata rreth rrespektimit të masave do të njoftohet brenda javës. 
 
Qytetarët ndërkohë thonë se kanë probleme për të shkarkuar aplikacionin e vaksinimit që ju duhet për të hyrë në restiorante e kafe. Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë procedurën. Njëra mundësi është që certifikata të sigurohet përmes mjekut amë, e tjetra, shkarkimi i dokumentit peronalisht nag qytetari, përmes aplikacionit vakcinacija.mk. Me shkarkimin e doumentit në telefonin tuaj dhe skenimin e kodit që gjendet në fund të tij, automatikisht ju hapet leja e gjelbërt Covid në telefon, me të cilën mund të hyni kudo pa probleme. Ministria e Shëndetësisë këmbëngul se masat e fundit, nuk diskriminojnë qytetarët që nuk duan të vaksinohen, por janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik.
 
ZEKIRJA MEXHITI