Maqedoni

Agjencitë turistike: Jo, masa të reja në kohë pushimesh

17.08.2021 14:55

Sektori i Turizmit është kundër masave të reja të cilat për hyrje dalje nga shteti parshikojnë certifikat vaksinimi...

Sektori i Turizmit është kundër masave të reja të cilat për hyrje dalje nga shteti parshikojnë certifikat vaksinimi, PCR test negativ, apo vërtetim nga qytetari për covid të kaluar. Nga agjencia turistike të cilën e vizitoi TVM2 thonë se vendimi dëmton këtë sector sidomos në këtë periudhë të pushimeve verore.

“Është pak e palogjikshme të kërkojnë PCR test ose vërtetim për vaksinë  për të dalur nga Maqedonia sepse  në shtetin të cilin udhëtojnë qytetarët  nuk e kërkon një gjë të tillë. Por edhe psikologjikisht ndikon tek udhtarët kjo gjë. Në vijim janë pushimet verore dhe kjo nuk është në favorin tonë, sepse tani veç më kemi rezervime nga ana e udhtarëve. Ata na pyesin se çfar do të ndodhë dhe kjo edhe më shumë vështirëson  udhëtimin e tyre.”, tha Alma Idrizi nga një agjenci turistike.
 
Qytetarët: Masat e reja anticovid, të vonuara
 
Ndërkohë Qytetarët e ndarë në këtë temë. 
 
“E gjithë kjo situatë nuk na pëlqen, po ja që erdhi, meqë jemi në pandemi duhet ti respektojmë masat. A është vendim i mirë ka ekspertë të cilët vendosin”...
 
“Nuk është edhe vendimi shumë i mirë sepse kalimin nëpër kufi ë bën më të rëndë”... 
 
“Jemi vonuar, shumë thjeshtë është dashur shumë më herët të bëhet me teste por ne si popull e kemi marrë situatën si qesharake.”, thanë qytetarët për TVM2. 
 
Ditë më parë ministri Filipçe, nënvizoi se gjendja epidemiologjike në vend është tejet serioze numri i të infektuarve është në rritje dhe si pasojë e kësaj janë proopozuar masa të reja anticovid. 
 
REJHANE BUSHI METAJ