Maqedoni
Qeveria solli vendim, nga shtatori, mësimi me prani fizike
17.08.2021 15:45
Mësimi nga shtatori do të nisë me prani fizike....
Mësimi nga shtatori do të nisë me prani fizike. Sipas Ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, të gjithë nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm do të kthehen në bankat shkollore. Përjashtim nga vendimi për prani fizike do të kenë nxënësit me sëmundje kronike apo që kanë anëtar të familjes me sëmundje kronike. Onlajn mësim do të ndjekin edhe nxënësit të cilët do të jenë në izolim. Shkollat veçmë janë të trajnuara për respektimin e protokolleve dhe vitin e kaluar u dëshmua se në shkolla nu ka pasur transmision të virusit. Do të ndiqen edhe rekomandimet për mbrojtje nga sëmundje infektive dhe nëse vjen deri te përkeqësimi i situatës MASH ka në dispozicion edhe dy skenarë tjerë.
“Prani fizike do të ketë deri në momentin që këtë e lejon Komisioni për sëmundje ngjitëse, nëse gjendja përkeqësohet dhe kemi rrezik më të madh nga situata ekzistuese, atëherë jemi të përgaditur për ta ndryshuar skenarin i cili do të na rekomandohet si më adekuati.”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit.
Carovska: Do të ndiqen të gjitha protokollet epidemiologjike
Në rast se evidentohet nxënës i infektuar me Covid 19 shërbimet epidemiologjike do të vlerësojnë se a do të izolohen disa nxënës apo e tërë klasa. Në pyetjen se si do të mbahet distanca kur kemi shumë shkolla me numër të madh të nxënësve, Carovska me përgjigje.
“Do të ketë orar për të hyrë në shkollë, aty ku ka mësim lëndor nxënësit duhet të hyjnë në një periudhë të caktuar kohore, të tjerët mund të shpërndahen sepse e kanë nga një mësues dhe nuk do të ketë asnjë problem. Të gjitha shkollat kanë drejtor me përvojë mësues, sepse ky është viti i tretë që po përballen me pandeminë dhe do të kenë përkrahje nga MASH dhe Ministria e Shëndetësisë.”, tha Carovska.
Deri më tani, 62 përqind të arsimtarëve janë të vaksinuar, kurse dedri në fillim të shtatorit Carovska shpreson që numri i punonjësve të arsimit të vaksinuar të arrijë në 80%.
FLUTURA LATIFI
