Maqedoni

Kodi zgjedhor, VMRO – DPMNE: Pushteti s’pranoi rekomandimet e OSBE-së

17.08.2021 16:00

Përpjekjet për ndryshimin e kodit zgjedhor janë të dështuara në mungesë të konsenzusit, vlerëson VMRO – DPMNE....

Përpjekjet për ndryshimin e kodit zgjedhor janë të dështuara në mungesë të konsenzusit, vlerëson VMRO – DPMNE. Nga kjo parti thonë se zgjedhjet e tetorit do të jenë të parat ku s’do të zbatohen rekomandimet e OSBE – ODIHR-it, dhe druajnë në besueshmërinë e lokaleve. Rekomandimet, sipas partisë së Mickovskit kishin të bëjnë me rregullimin e numrit të nënshkrimeve të nevojshme për të propozuar lista të kandidatëve të pavarur, do të saktësohej fushata zgjedhore, reklamimi i partive  dhe raportimi për paratë e shpenzuara në zgjedhje. Pushteti ka refuzuar përzgjedhjen e kryetarëve të komunave në rrethin e parë zgjedhor, thonë nga VMRO – DPMNE.
 
“Konsiderojmë si kryesisht problematike që zgjedhjet lokale në tetor këtë vit do të jenë zgjedhet e para në Maqedoni të cilat do të realizohen pa u bërë ndryshime të kodit zgjedhor me konsenzus midis gjitha partive politike, në përputhje me rekomandimet e OSBE – ODIHR-it. Kjo është e dëmshme për demokarcinë dhe vë në pikëpyetje kredibilitetin, legalitetin dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor.”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO – DPMNE-së.
 
Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë konfirmoi se ndryshimet në kodit zgjedhor do të vazhdojnë pas zgjedhjeve lokale si pasojë e mungesës së pajtueshmërisë të partivë në parlament.
 
Koalicioni ‘Qytet i Gjelbërt – Human’, Ana Petrovska kandidate e pavarur për Shkupin
 
Vazhdon ndërkohë afati për mbldhjene  nënshkrimeve për kandidaturat epavarura. Koalicioni qytetar ‘Qytet i Gjelbërt Human’ promovoi kandidaten e pavarur për Shkupin, Ana Petrovska dhe njoftoi për grumbullimin e 1 mijë nënshkrimeve të nevojshme. Koaliconi do të ketë edhe listën e kandidatëve për këshilltarë në qytetin e Shkupit dhe në disa komuna. 
 
“Dorëzuam listat për grumbullimin e nënshkrimeve në të gjitha pesë njësitë rajonale të KSHZ-së në Shkup, në Karposh, Qendër, Çair, Gazi Babë dhe Kisella Vodë, për listën e pavarur të koalicionit ‘Qyteti I Gjelbërt – Human’ dhe për kandidaturën e pavarur të Ana Petrovskës nga inicjativa jonë.”, tha Dragana Vellkovska, koalicioni “Qytet i Gjelbërt Human”
 
Zgjedhjet lokale, KSHZ me plan kundër sulmeve sajber
 
Nga KSHZ njoftojnë qytetarët se, që nga dita e shtunë të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe në formë elektrionike, miratuan përmbajtjen e re të ëeb faqes së KSHZ-së si dhe planin strategjik të IT-së, që përfshin mbrojtje nga sulmet sajber.
 
“Më me rëndësi është formimi i trupit kordinativ për strategji dhe çështje të sigurisë, detyrat e së cilës janë komuniikimi ndërinstitucional, vlerësim I përbashkët I rreziqeve, sigurim I informacioneve për votuesit, krijim të mekanizmit për parandalim të rreziqeve eventuale dhe sigurimin e masave mbrojtëse nga KSHZ.”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
 
Partitë shqiptare në finishim të emrave të kandidatëve 
 
Partitë shqiptare në fazën përfundimtare të emrave të kandidatëve. BDI ka konfirmuar se do të rikandidojë kryetarët aktualë në Çair, Strugë, Dibër, Saraj, Likovë, Kërçovë dhe Tetovë. 
 
ASH kandidaturat duhet t’I shpallë së shpejti, por tashmë janë bërë publike kandidaturat për Gostivarin ku do të ketë rikandidim të kreut aktual, por edhe kandidaturat për Bogovinën, Vrapçishtin dhe Çairin. 
 
Nga Besa gjysëm zyrtare janë vetëm kandidaturat për Gostivarin dhe Tetovën, ku në këtë të fundit, ambicje ka vetë kreu i partisë. 
 
PDSH ka bërë publike kandidaturat për Tetovën, Studenicanin ku rikandidon kreun aktual, Gostivarin dhe për disa komuna të tjera.
 
MERALE ISMAILI