Maqedoni
Carovska: Vazhdon trajnimi i asistentëve arsimor
17.08.2021 16:17
Nga shtatori MASH për here të parë do të përfshi edhe 500 asistentë mësimor të cilët do të shpërndahen në të gjitha shkollat fillore...

Nga shtatori MASH për here të parë do të përfshi edhe 500 asistentë mësimor të cilët do të shpërndahen në të gjitha shkollat fillore ku ka nxënës me pengesa në zhvillim si dhenë të gjitha entet e rehabilitimit në vend. Asistentët do tju japin mbështetje arsimtarëve gjatë gjithë vitit shkollor, me harmonizimin e programit mësimorë edhe për nxënësit që janë me nevoja të vecanta. Ministrja e arsimit Milla Carovska deklaroi se asistentet mësmor janë kuadër tipik për mësim inkluziv.
“500 asistentë arsimor po trajnohen intenivisht gjatë kësaj periudhe që të munden së bashku me mësimdhënësit të arrijnë cilësi në mësim për fëmijët me zhvillim atipik, por dhe për fëmijët e tjerë sepse asisenca arsimore për here të parë do të thotë integrim të nxënësve përmes ndjekjes bashkë të programit mësimor dhe pritshmërive që të gjithë nxënësit të arrijinë rezultate të njejta. Për dallim nga më herët kur kishim një asistent për një nxënës me pengesa në zhvillim, në këtë mënyrë mundësojmë që nxënësit të mësojnë njëri nga tjetri.”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit dhe shkencës.
“Arsyeja që më shtyhu të jem pjesë e këtij projekti inkluziv është dëshira e madhe që të punoj me fëmijët me nevoja të veçanta, që edhe pse tani janë të kyçur në arsimin inkluziv, duhet të jenë të barabartë me fëmijët e tjerë.”, tha Ramize Abdyli, arsimtare në Kumanovë.
