Maqedoni
Regjistruesit dhe instruktorët rajonalë, shtyhet edhe për një javë afati për paraqitje
17.08.2021 16:35
Enti Shtetëror për Statistikë ka vazhduar konkursin për regjistrues rajonal dhe instruktorë edhe për disa ditë....

Enti Shtetëror për Statistikë ka vazhduar konkursin për regjistrues rajonal dhe instruktorë edhe për disa ditë. Sipas zv/drejtorit Ilmi Selami interesimi ka qenë I ulët, edhe pse pjesa dërrmuese e sajë është plotësuar dhe janë duke e vazhduar procesin pa ndërprerë. Selami si problematike e sheh kohën e pushimeve, verore.
“Konkursi është shpallur gati se para një muaji, ishte kohë vere, koha e pushimeve njerzit tanë të cilët kanë mundur të paraqiten në këto konkurse nuk kanë qenë të informuar, por nuk kanë qenë as të interesuar, prandaj edhe interesimi është I vogël. Informimi dhe interesimi tani është në rritje e sipër prandaj ne sot vazhduam sërisht afatin për të aplikuar dhe të paraqiten regjistruesit të cilët janë të interesuar, megjiatë atë do të arrimë për disa ditë ta plotësojmë numrin e dëshiruar numrin e mjaftueshëm të regjistruesve dhe instruktorëve rajonal në terren.”, tha Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.
Sipas Selamit në bazë të planit dinamik gjatë regjistrimit, ESHS ka pasur për obligim të angazhojë diku rreth 6000 regjistrues dhe instruktorë rajonal në terren, Mbi 5000 prej tyre tanimë kanë aplikuar dhe I kanë në dispozicion.
“Po flasim për plotësimin e numrit të mbetur, ne kemi në planë të angazhojmë rreth 6000 regjistrues dhe instruktorë rajonalë në terren, nga numri I përgjithshëm I të cilëve rreth 5000 e më tepër kanë aplikuar dhe I kemi, dhe tani kanë mbetur një shifër rreth 800 apo 900.”, tha Selami.
Sipas Selamit të angazhuarit fillimishtë duhet të ndjekin një kurs tre ditor e më pas të vijojë punë në teren e cila është diku rreth 25 ditë punë, për të cilën do të paguhen mjaftueshëm për këto ditë punë. Konkursi fillimishtë ishte I hapur më 20 korrik dhe së pari duhej të zgjasë deri më 5 gusht, por ishte vazhduar deri më 12 gusht dhe pastaj edhe njëherë deri më 17 gusht.Kandidatët e interesuar të cilët do të dorëzojnë aplikim elektronik, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë vetëm në formë të letrës nëpërmjet postës te Enti Shtetëror për Statistikë më së voni deri më 19 gusht të vitit 2021 ose në ditën e testimit të caktuar në hapësirat ku do të zbatohet testimi në komunat ku kanë aplikuar. Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet nga 5 shtatori deri më 30 shtator të vitit 2021.
FITIM KRYEZIU
