Maqedoni

Shiu dhe era e fortë përfshiu pasdite Shkupin

17.08.2021 18:22

Shiu I cili kohë të gjatë u paralajmërua nga ana e sinoptikanëve si shpëtim nga flakët e shumta të zjarrit që kapluan shum rajone të vendit

Shiu I cili kohë të gjatë u paralajmërua nga ana e sinoptikanëve si shpëtim nga flakët e shumta të zjarrit që kapluan shum rajone të vendit, gjatë orëve të pasditës kaploi edhe kryeqendrën tonë. Rreshjet e shiut u shoqëruan edhe nga era e fuqishme  dhe me breshër. Fatmirësisht edhe pse në fillim rreshjet filluan me intensitet të madh dhe ere të fortë, kohezgjatja e rreshjeve ishte e shkurtër. Tani për tani nuk raportohet për dëme të shkaktuara.
 
Të shpresojmë që shiu ka lehtësuar punën e zjarrfikësve të cilët gjate dites kanë vepruar në shuarjen e tri vatrave active te zjarrit, në Rahovic të Sarajit, Prilep, dhe vatra e re e cila u ndez në rajonin e Strumicës. Nga qëndra për menaxhimin me krizat paraditen e sotme thanë se zjarret edhe pse active janë nën kontroll dhe nuk janë të rrezikshme për banorët dhe shtëpitë për rreth.