Maqedoni

Covid 19, 999 të infektuar, 14 të vdekur, 184 të shëruar

17.08.2021 19:14

Kurba e infektimit me Covid 19 po shënon rritje. Gjatë 24 orëve të fundit Institui i Shëndetit Publik...

Kurba e infektimit me Covid 19 po shënon rritje. Gjatë 24 orëve të fundit Institui i Shëndetit Publik ka regjistruar gjithsej 999 raste të reja, 14 persona të vdekur dhe 184 pacientë të shëruar. 
 
Numri më i lartë i të infektuarve është në Shkup me 325, i ndjekur nga Tetova me 184, Gostivari 132 dhe Kumanova 79. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 14 pacientë, 5 nga Shkupi, 5 nga Tetova, 2 Gostivari dhe nga 1 Kumanova dhe Kërçova. Janë shëruar 184 pacientë. Numri i përgjithshëm i Covid të diagnostikuarve nga fillimi i pandemisë  është 163 mijë e 452, i të shëruarve 151 mijë e 144, kurse numri I personave që kanë humbur jetën ka arritur në 5 mijë 574 persona. Numri i rasteve aktive është 6 mijë e 734.