Maqedoni
Masat e reja te Qeverisë, nga 1 shtatori, në kufi, qendra tregëtare, bastore, vemtëm me certifikatë apo test PCR
17.08.2021 20:40
Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit e vendit dhe ato të huaj do të jenë mund të hyjnë në vend...

Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit e vendit dhe ato të huaj do të jenë mund të hyjnë në vend, vetëm nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar paraqesin-certifikatë për vaksinim me dy doza, certifikatë se ekanë kaluar visurin Korona në 45 ditët e fundit, të llogaritur nga dita e shërimit, ose rezultat negativ nga testi RT PCR, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Për qytetarët tanë, që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, certifikatë për vaksinim ose vërtetim që e kanë kaluar COVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7 (shtatë) ditë izolim në shtëpi, me vendim të Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”, theksohet në kumtesën e qeverisë.
Shtetasit e huaj që transitojnë në vend, do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve, me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar gjatë daljes nga vendi.
Qeveria solli vendim që edhe në qendra tregtare, bastore sportive dhe kazino qytetarët do të mund të hyjnë vetëm me vërtetim për vaksinim ose me vërtetim për antitrupa.
Masat e reja u morën teksa në 24 orët e fundit u shënuan 999 raste të reja, 14 viktima dhe 184 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive, aktualisht është rritur në 6 734.
