Maqedoni

Kumanovë, rritje shqetësuese e të infektuarve me Covid 19

18.08.2021 14:49

Në rajonin e Kumanovës gjendja me Covid 19 po shkon duke u rënduar, sidomos javën e fundit...

Në rajonin e Kumanovës gjendja me Covid 19 po shkon duke u rënduar, sidomos javën e fundit, kur është shënuar rritje drastike e të infektuarve. Deri më tani janë hospitalizuar 51 pacientë, nga të cilët, 42 trajohen me oksigjen, ndërkaq 20 pacient po trajtohen në Spitalin ditor. Numri më i madh i pacientëve të hospitalizuar janë gra të pa vaksinuara.
 
“Nga mëngjesi i të mërkurës, janë hospitalizuar 51 pacientë, nga të cilët 42 janë në trajtim me oksigjen. Pjesa më e madhe e të hospitalizuarve janë gra të moshës nga 40-70 vjeç edhe atë kryesisht të pa vaksinuara. Gjithsej kemi 5-6 pacientë që kanë qenë të vaksinuar por me pasqyrë më të lehtë shëndetësore, gjë që flet se edhe përkundër vaksinimit megjithatë duhet ti respektojmë rekomandimet nga autoritetet shëndetësore.", deklaroi për TVM 2, Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.
 
Spitali i Kumanovës, aktualisht nuk ka probleme rreth hospitalizimit të pacientëve, por në rast se numri i të infektuarve edhe në ditët në vijim shënon rritje, atëherë do të adaptohen dhoma për pranimin e pacientëve pozitivë,  edhe në repartet tjera të Spitalit.
 
Në Kumanovë aktiv janë 422 raste me Covid 19. Betejën me Virusin Korona gjithsej e kanë humbur 361 qytetarë. 
 
FATLUM AQIFI