Maqedoni

Ndërroi jetë zëvendës Avokati Popullit, Naser Veseli

18.08.2021 15:01

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, Avokati i Popullit – zyra në Kumanovë, Naser Veseli..

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, Avokati i Popullit – zyra në Kumanovë, Naser Veseli. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij.
 
Naser Veseli i lindur më 20.04.1958 në Likovë. I diplomuar për juridik, në vitin 1994,  filloi punën si inspektor tatimor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, njësia në Kumanovë. Më pas morri postin e këshilltarit – inspektorit në këtë njësi.  Nga viti 2005 është zgjedhur zëvendës Avokat i Popullit në Maqedoni dhe drejtues i zyrës në Kumanovë. Varrimi i tij u bë sot në varrezat e fshatit Likovë.