Maqedoni
Qeveria shtërngon masat, certifikatë vaksinimi në qendrat tregëtare e kufi
18.08.2021 15:32
Qevria në seancën e fundit vendosi t’i shtërngoj masat për të prandaluar presionin mbi spitalet nga vala e tretë e Covid19...

Qevria në seancën e fundit vendosi t’i shtërngoj masat për të prandaluar presionin mbi spitalet nga vala e tretë e Covid19. Pa vërtetim vaksinimi ose vërtetim se e keni kaluar Covid-in në 45 ditët e fundit, nuk mund të hyni jo vetëm në kafene e restorante, por as në qendra tregëtare, kazino, e çdo lloj organizimi tjetër, pa marrë parasysh kapacitetin e objektit. Nga 1 shtatori edhe për hyrje dalje në kufi, duhet certifikat vaskinimi ose PCR test negative jo më të vjetër se 72 orë.
“Mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve në ambiente të mbyllura, ndërsa llojet e tjera të ngjarjeve në ambient të mbyllur ende mund të organizohen me deri në 30% të kapacitetit të vendit dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në maksimum 1.000 vizitorë me posedim të detyrueshëm, të njërit prej dokumenteve KOVID – 19. Nga 1 shtatori, shtetasit vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut vetëm nëse i posedojnë këto dokumentacione: - certifikatë për imunizimin e kryer nga virusi CoV19, vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR.”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.
Qytetarët mbështesin masat shtesë
“E mbështes detyrimin për vaksinim pasi është mirë për të gjithë ne. Ja tani isha në Çarshi të vjetër dhe më kërkuan certifikat, dhe pashë që të gjithë që erdhën u legjitimuan nëse kanë ceritifikat”...
“Pajtohem, ajo çfarë mendojnë më të mençurit e pranojmë.”, thanë Qytetarët
Dokumentet Covid për hyrje në ngjarje dhe objekte të tjera, nuk vlejnë për të rinjtë nën 18-vjeç. Megjithatë vaksinimi edhe i tyre, do të rrite imunitetin kolektiv duke bërë që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.
ZEKIRJA MEXHITI
