Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, interes i ulët i regjistruesve dhe inspektorëve
18.08.2021 15:50
Teksa regjistrimi I popullsisë është në prag, interesi i regjistruesve dhe inspektorëve rajonalë për të aplikuar...

Teksa regjistrimi I popullsisë është në prag, interesi i regjistruesve dhe inspektorëve rajonalë për të aplikuar, vazhdon të mbetet I ulët, edhe përkundër shtyrjes për tre herë të afatit që u zgjat deri më 25 gusht.
Për të shtyrë qytetarët të aplikojnë, edhe tarifa për aktivitetin në terren është rritur në 45,000 denarë. Interesi më i vogël është për komunat e Shkupit. Nga Enti Shtetëror i Statistikave, thonë se operacioni më i madh statistikor do të kryhet sipas të gjitha protokolleve dhe nuk ka vend për frikë dhe panik për shkak të situatës epidemiologjike. Regjistrimi do të bëhet jashtë, në oborret e shtëpive dhe para ndërtesave. Personat në izolim do të regjistrohen me masa të veçanta.
Regjistrimi i popullsisë, Zaev: S’ka shtyerje të procesit statistikor
Kryeministri Zoran Zaev përjashton mundësinë e shtyerjes së regjistrimit apo anulim të këtij procesi statistikor. Sipas tij çështja e regjistrimit është çështje e mbyllur dhe obligim që duhet të realizohet nga 5 deri më 30 shtator, andaj edhe apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të paraqiten edhe në konkursin për regjistrues.
“Këtyre ditëve po bëhen përpjekje shtesë që të mund qytetarët të regjistrohen. Apeloj deri tek qytetarët që të paraqiten për regjistrues sepse të ardhurat janë nga 25 mijë deri në 40 mijë denarë për këto 25 ditë pune, posaçërisht në komunat ku ka deficit, të paraqiten që të mund të rrumbullakohen me kohë të gjitha numrat. Unë besoj se do të kemi numrin e mjaftueshëm të regjistruesve. Jo vetëm që s’guxojmë të mendojmë për shtyerje të regjistrimit, por ky është obligim I yni që së bashku të realizojmë regjistrimin.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
40 mijë qytetarë pa letërnjoftime, Zaev: Kërkojmë zgjidhje se si ata të votojnë
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se rreth 40 mijë qytetarë kanë mbetur pa letërnjoftim për faj “Të së Majtës” për bllokim të ndryshimeve në Ligjin për Letërnjoftim, ndërkaq njoftoi se autoritetet po kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi.
“Ligji për Letërnjoftimet gjithashtu është bllokuar nga “E Majta”. Ndryshimet e fundit me kërkesë të Besës, me veprim të shtyrë nga 2023-ta janë bllokuar nga E Majta Levica. Këto ditë jemi të detyruar të gjejmë zgjidhje për të gjithë ata qytetarë, aplikues për letërnjoftim të ri, për shkak të skadimit të afatit apo edhe për ata që për herë të parë pajisen me letërnjoftim. Për fat të keq numri është rreth 40 mijë për momentin. Kërkojmë zgjidhje se si ata qytetarë të votojnë, pasiqë nëse kanë pasaportë do të votojnë me pasaportë, por nëse s’kanë, ministria e drejtësisë bashkë me KSHZ-në kërkon zgjidhje edhe për këtë.”, tha Zaev.
Sipas kreut të ekzekutivit, E Majta bllokoi edhe ndryshimet e kodit zgjedhor me 750 amendamente, duke bërë që zgjedhjet e tetorit të vijojnë sipas rregullave të vjetra.
MERALE ISMAILI
