Maqedoni
Tetovë, rriten infektimet dhe fatalitetet
18.08.2021 16:08
Situate Covid në Tetovë, vazhdon të rëndohet. Vetëm natën e së martës, në Spitalin e Tetovës....

Situate Covid në Tetovë, vazhdon të rëndohet. Vetëm natën e së martës, në Spitalin e Tetovës, kanë ndërruar jetë 7 pacientë. Aktualisht atje ka 111 pacientë, 102 në terapi oksigjeni
“Në spitalin tonë kemi 111 pacientë të hospitalizuar, brenda 24 orëve të fundit kemi patur 192 pacientë të kontrolluar sa i përket ambulancës ditore, Gjashtë pacientë e kanë marrë dozën e parë dhe një pacient është që i ka marrë dy dozat e vaksinës. Kjo tregon se gati mbi 90% e pacientëve nuk janë të vaksinuar, që është edhe një rekomandim për vaksinim. Situata me të vërtetë është e rëndë, në bazë të parashikimeve tona çdo shtëpi mund të ketë ndonjë të infektuar. Le ta marrin seriozisht, të mbajnë distancën dhe maskat dhe të mos grumbullohen.”, tha Gëzim Nuredini, përgjegjës i qendrës Covid-Tetovë.
Nuredini alarmon se nëse gjëndja nuk përmirësohet, do të kenë nevojë për transferim të pacientëve të ardhshëm nëpër qytetet e tjera, ku do të ketë vende të lira. Frika nga përhapja e shpejtë e kësaj vale të re por edhe masat e reja, ka shtuar numrin e vaksinimeve në Tetovë. Por nga SPB atje, shprehin shqetësim për ikjen nga vendi të personave me vendim izolimi, sidomos të shumë mërgimtarëve të cilët, edhe pse kanë rezultuar pozitivë, kanë vendosur të rikthehehn në vendet ku punojë pa u shëruar.
