Maqedoni
FIZHT thirrje kompanive: Zhvilloni biznesin përmes granteve
18.08.2021 16:30
Ndërmarrjet që duan të zhvillojnë një produkt, shërbim ose proces inovator, vetëm ose në bashkëpunim...

Ndërmarrjet që duan të zhvillojnë një produkt, shërbim ose proces inovator, vetëm ose në bashkëpunim me një kompani ose institucion tjetër që kryen veprimtari shkencore-hulumtuese, mund të konkurojnë në Fondin për Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik për grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve. Pwr kwtw qwllim, janë siguruar 8 milionë euro për kompanitë vendase që do të aplikojnë me projekte të caktuara.
“Një pjesë e aktiviteteve që do të miratohen për financim janë hulumtimi dhe zhvillimi, testimi, aktivitetet që lidhen me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, projektimin, zhvillimin e linjave pilot dhe të tjera. Disa nga kostot që do të miratohen për projektet janë rrogat bruto për të punësuarit e aplikuesve dhe anëtarët e konsorciumit që do të angazhohen në projekt, shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit të nënkontraktuar, kostot e marketingut, mbështetjen e zyrës dhe biznesit, etj. Fondi do të sigurojë deri në 70% financim nga buxheti i përgjithshëm i projektit, për kompanitë, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është deri në 50 të punësuar dhe të ardhurat vjetore të të cilave në dy vitet e fundit janë më pak se 2 milionë euro, pra deri në 60% financim nga buxheti i përgjithshëm i projektit, për kompanitë, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është nga 50 në 250 të punësuar dhe të ardhurat vjetore të të cilave në dy vitet e fundit janë më shumë se 2 milionë euro dhe më pak se 10 milionë euro. Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë deri në 24 muaj.”, tha Kosta Petrov, drejtori i fondit të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.
Në thirrjen publike për grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve, kompanitë mund të aplikojnë deri më 15 tetor.
FARIJE DAUTI BAKIU
