Maqedoni

Filipçe: Pasi ta kaloni covidin, vaksinohuni mbas 1 muajve

18.08.2021 16:44

Vazhdon të rëndohet situate Covid në vend teksa edhe e mërkura shënoi shifra të larta.....

Vazhdon të rëndohet situate Covid në vend teksa edhe e mërkura shënoi shifra të larta. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se tashmë janë shtuar kapacitetet spitalore por u apelon qytetarëve për kujdes të shtuar dhe pacientëve që kanë kaluar Covid-19, të vaksinohen menjëher pas 1 muaji, pavarësisht se mendojnë që kanë antitrupa. 
 
“10% e rasteve që diagnostikuarve gjatë ditës, janë të vaksinuar. Gjithashtu, 10% e pacientëve që janë në spitale, janë të vaksinuar. Ne nuk kemi aspak problem me ata që vaksinohen dhe sëmuren sepse edhe në vende të tjera personat e vaksinuar infektohet, por rreziku i vdekjes është 20 herë më i ulët nëse sëmuret dikush që vaksinohet.”, tha Venko Filipçe, minsitri i shëndetësisë.
 
Filipçe: Qëllimi i masave  është të stimulohet vaksinimi
 
Filipçe tha se të gjitha masat janë të dimensionuara që të stimulohet vaksinimi dhe të ndalet shpërndarja e virusit. Në qytetet ku përqindja e vaksinimit është më e lartë, ka më pak presion drejt spitaleve. 11.732 qytetarë janë vaksinuar vetëm të mërkurën.  
 
“Vendimet kanë të bëjnë me hapësirat ku ka ngjarje masive, respektivisht prani masive të njerëzve ku mund të ketë transmetim  të virusit. Ky është qëllimi dhe logjika pas këtyre masave, të stimulohet vaksinimi sepse shohim që në qytetet ku ka më tepër vaksinime për momentin nuk ka shtypje drejt spitaleve, flasim për Manastirin, Ohrin, Shtipin, ku përqindja e vaksinimit është rreth 50.”, tha Filipçe.
 
I pyetur se kush do t’i kontrollojë certifikatat gjatë hyrjeve në objekte, ministri Filipce  tha se kjo është kompetencë e Inspetoratit e në çdo qendër tregtare do të ketë inspektorë.
 
REJHANE BUSHI METAJ