Maqedoni
30 vjet ARM, rol kyç në misionet e NATO-s, dhe në luftën me zjarret
18.08.2021 17:02
Ministria e Mbrojtjes shënoi Ditën e Armatës, 30 vjetorin e themelimit të ARM-së...

Ministria e Mbrojtjes shënoi Ditën e Armatës, 30 vjetorin e themelimit të ARM-së. Presidenti Stevo Pendarovski përgëzoi punën e Armatës e cila, sipas tij, ka qenë shtytësi kryesor që vendi gëzon sot këtë reputacion të lartë në politikat e jashtme. Falë kontributit të ARM-së RMV sot është pjesë e NATO-së, dhe vijat e saja kufitare janë të mbrojtura. Sipas tij, angazhimi i ARM-së ka qenë madhor edhe në luftën më COVID-19, por edhe tani në përballjen me zjaret.
“Të jeni të bindur se qytetarët e vendit e dinë mirë ta vlerësojnë qasjen tuaj profesionale, dhe prandaj para cdo përballje të rrëndë ato mbështeten tek ju, por jo vetëm, ato mbështetën edhe në kohra të mira. Prandaj në emrin e të gjithë qytetarëve të vendit dua tju falenderoj për gjithcka që keni bërë.”, tha presidenti i vendit Stevo Pendarovski.
Ministrja e Mbrojtes Radmilla Shekerinska potencoi se Armata ka luajtur një rol kyç në misionet paqëruajtëse, posacërishtë në kuadër të ISAF, në Afganistan. Edhe ajo falenderoi ushtarët në luftën e fundit ne zjarret në vend.
“Treguan se çka nënkupton guxim, ato u futën në zjaret më të mëdha duke e rezikuar edhe jetën e tyre si në Valandovë, Kumanovë dhe Dellcevë. Pjestarët e bataljonit të parë të kombsorisë të udhëhequr nga Koloneli Remzi Iljazi shuhan zjarin në fshatin Zheluvinë. Karaulla në pikën kufitare Bogorodicë I shpëtua nga shtarët nën udhëheqjen e kapitenit Krste Stankovski, I cili vetëm para dy muajve ishte kthyer nga Avganistani.”, tha Ministrja e Mbrojtes Radmilla Shekerinska.
Shefi i shtatmadhorisë, Gjeneral Dojqinovski, potencoi se gjatë viteve të kaluara është rritur buxheti për ARM-së e janë modernizuar paisjet.
“Deri në fund të vitit do ta finalizojmë praninë tonë ushtarake në Aleancën e NATO-s, me çka do të sinkronizohen të gjitha proceset në mes armatës sonë dhe NATO-së, por integrimi në NATO është proces që asnjëher nuk përfundon.”, tha tha Metodija Dojçinovski, shef i shtatmadhorisë së ARM-së.
Sfidë për të ardhmen sipas krerëvë më të lartë shtetërorë, mbetet kompletimi në pjesmarjen ushtarake e Armatës në Aleancën Atlantike, si dhe zmadhimi I buxhetit në 2% nga buxheti i përgjithshëm i vendit deri në vitin 2024, në bazë të standarteve të NATO-së. Presidenti ndau mirnjohej për disa batalione të Armatës për 19 vjetorin e pjesmarjes së tyre në Afganistan, si dhe për Radiotelevizionin e Maqedonisë për raportimin e drejtë.
FITIM KRYEZIU
