Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “Më mirë për Tetovën” mbledh nënshkrimet

18.08.2021 17:38

Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur....

Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur. Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovë”, në zgjedhjet lokale do të garojë për këshilltarë. Ata nisën sot me mbledhjen e 350 nënshkrimeve.
 
“Dorëzuam listën për këshilltarë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor me kandidatët për Këshillin e Komunës se Tetovës, për zgjedhjet lokale që do mbahen më 17 tetor. Lista e iniciativës qytetare “Më mirë për Tetovën”, garon me skuadrën prej 31 këshilltarëve. Nënshkrimet mund t’i jepni në zyrën e KSHZ në Tetovë, që gjendet në objektin e Komunës së Tetovës, çdo ditë punë nga ora 08:00 deri në ora 20:00 nga data 18 gusht deri me 31 gusht.”, tha Hamdi Sulemani, iniciativa qytetarë “Më mirë për Tetovën”.