Maqedoni
Kovid 19, 1081 raste të reja, 15 viktima, 91 të shëruar
18.08.2021 17:55
Një tjetër rekord negativ u regjistrua në 24 orët e fundit në vend....

Një tjetër rekord negativ u regjistrua në 24 orët e fundit në vend. Është 15 numri i qytetarëve që nuk arritën të fitojnë dot betejën me Covid 19. Nga tre në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar dhe nga një në Strumicë, Strugë dhe Kërçovë.
Nga 6802 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1081raste të reja. Kryeson Shkupi me 314, Gostivari me 187 dhe Tetova me 160. Qytetet e tjera kanë numra dyshifrorë. Kumanovë 84, Strumicë 60, Kërçovë 47, Ohër 38, Dibër 30, Strugë 27, Prilep 25, Manastir 20, Shtip dhe Resnjë 12, Radovish 11, Veles dhe Koçani 9, Berovë dhe Vinicë 6, Kratovë 5, Kavadar dhe Sveti Nikole 4, Probishtip 3, Negotinë dhe Pehçevë 2, si dhe nga 1 rast në Dellçevë, Krushevë, Vallandovë dhe Makedonski Brod. 91 janë të shëruarit.
Shifrat e fundit e cojnë në 7.705 numrin e rasteve aktive ne vend.
Vazhdon me shifra të larta situata covid edhe në Kosovë e Shqipëri. Në Kosovë në 24 orë u regjistruan 4 viktima dhe 2 mijë e 110 raste të reja, numrii më i madh i të infektuarve gjatë këtij viti. Vetëm gjatë 18 ditëve të muajit gusht janë regjistruar 12 mijë e 276 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, që paraqet numër shumë më të lartë se sa tre muajt paraprak të marrë së bashku. Në Shqipëri u regjistruan 477 infektime të reja dhe tre humbje jete.
MIGENA GORENCA
