Maqedoni

Situata në Afganistan, shtetasit e RMV-së janë evakuuar të sigurt

19.08.2021 12:30

Aktualisht të të gjithë qytetarët e RMV-së që janë paraqitur për evakuuim, e kanë lëshuar Kabulin....

Aktualisht të të gjithë qytetarët  e RMV-së që janë paraqitur për evakuuim, e kanë lëshuar Kabulin. Kryeministri Zaev qetëson familjarët e tyre, së shpejti të gjithë të evakuuarit do të kthehen pranë familjeve. sa i përket ardhjes së qytetarëve afganë në vendin tonë, thotë se kjo është pjesë e aksionit botëror humanitar e bëhet fjalë për njerëz që kanë ndihmuar forcat e koalicionit, përfshirë edhe misionin e RMV-së atje. 

“Qytetarët tanë të cilët ishin në bazën e NATO -s në Kabul u larguan të mërkurën nga Afganistani dhe janë në Oslo të Norvegjisë. Vetëm ata që janë ende duke kryer detyrat e tyre, mbeten në bazën e NATO-s në Kabul. Evakuimi i tyre  do të bëhet në përputhje me orarin e tërheqjes nga vetë baza. Unë pres, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe informacioneve që kam, të premten të arrijnë qytetarët e parë nga Afganistani po edhe gjatë fundjavës, për strehim këtu. Pritet të arrijnë më shumë fluturime. Por, ajo që deri më tani e kemi të konfirmuar, pritet të arrijnë rreth 450 afganë, mund të paraqiten edhe 50, 70 a 90 persona të tjerë. Ashtu siç do të marrim konfirmim, këtë informacion do ta ndajmë me opinionin.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.