Botë

Tërmeti në Haiti, mbi 2 mijë viktima, rritet presioni për ndihmë

19.08.2021 12:57

Ka arritur në 2,189 numri i viktimave nga tërmeti tragjik që tronditi Haitin të shtunën e kaluar....

Ka arritur në 2,189 numri i viktimave nga tërmeti tragjik që tronditi Haitin të shtunën e kaluar. 

Autoritetet vendase raportojnë se aktualisht janë 12,000 të plagosur dhe 332 të zhdukur. Presioni për një përgjigje të koordinuar ndaj tërmetit vdekjeprurës u rrit, pasi shumë trupa u nxorën nga rrënojat dhe të plagosurit po shtohen. Ndihmat që duhet të ndihmojnë rreth 600 mijë njerëz  të mbetur pa shtëpi, po arrijnë ngadalë. Njerëzit po adaptojnë për jetesë ndërtesat e shembura, teksa  Stuhia Tropikale Grace solli shi të fortë të hënën dhe të martën, duke shtuar mjerimin e kombit të varfër të Karaibeve. Tërmeti shkatërroi shumë nga burimet e ushqimit dhe të ardhurave,  nga të cilat shumë të varfër në Haiti varen për të mbijetuar në një kohë kur vendi përballet edhe me virusin Korona dhe  dhunën e shtuar të  bandave lokale.