Maqedoni
“Jetoni një jetë pa Covid”, mjekët shtojnë apelet për vaksinim masiv
19.08.2021 14:25
“Respektoni protokollet, jetoni një jetë pa Covid”, ishte projekti që u promovua në poliklinikën e Bit Pazarit në Shkup....

“Respektoni protokollet, jetoni një jetë pa Covid”, ishte projekti që u promovua në poliklinikën e Bit Pazarit në Shkup. Qëllimi i këtij projekti është të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ekzistencën e virusit dhe për t'i inkurajuar që të zbatojnë masat dhe që të vaksinohen.
“Mjekët nga qendra shëndetësore do të punojnë në ordinancat e tyre dhe për çdo pacient do të shpërndahen fletushka, do t'u ndajmë kohë dhe do t`ju shpjegomë që t’i ndjekin protokollet dhe të vaksinohen.”,- deklaroi anëtarja e organizatës “Deria”, Suzana Musli.
Ekipet në teren janë ende aktiv për vaksinimin e personave që janë të palëvizshëm.
“Vaksinimi po kryhet në shtatë punkte. Numri i personave që duan të vaksinohen çdo ditë rritet. Ekipet tona vazhdimisht shkojnë në terren tek pacientët e palëvizshëm që regjistrohen në qendrën shëndetësore Shkup për të marrë vaksinën dhe në këtë drejtim ekipet tona organizohen, shkojnë te pacientët e palëvizshëm.”,- tha kryeinfermierja në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup, Lejla Asani.
Mjekët ripotencojnë se vaksinimi masiv është e vetmja mënyrë për të parandaluar një valë të re të pandemisë.
SEDAT SELIMI
