Maqedoni

Situata me zjarret, ende 4 vatra aktive, por gjendja është qetësuar

19.08.2021 15:39

Vatrat aktive të zjarrit në vend janë zvogëluar ndjeshëm, edhe për shkak të reshjeve të shiut....

Vatrat aktive të zjarrit në vend janë zvogëluar ndjeshëm, edhe për shkak të reshjeve të shiut. Për momentin janë aktive katër zjarre - mbi fshatrat Raovic dhe Bukovic në Komunën e Sarajit, mbi fshatin Patishka Reka, në Strumicë dhe Prilep.

“Aktiv është zjarri në afërsi të Shkupit në komunën e Sarajit mbi fshatrat Raovic dhe Bukovic. Ky zjarr zgjat rreth 15 ditë. Në këtë vend po veprojnë dy helikopterë të ushtrisë, por për shkak të specifikave të terrenit, është shumë e vështirë për t’u shuar. Zjarri mbi fshatin Patishka Reka, drejt Jasenit është gjithashtu aktiv, por po mbahet nën kontroll. Zjarri në fshatin Toplicë të Prilepit është riaktivizuar, por do të vihet nën kontroll shpejt. Kemi një zjarr aktiv në Strumicë, në kufi me komunat e Berovës, Radovishit dhe Strumicës.”,- deklaroi drejtori i Qendrës për Menaxhim me  Krizat, Stojance Angelov.
 
Ndërmarrja Publike "Pyjet e Maqedonisë" lehtësoi ndërkohë  masën për ndalimin e lëvizjes në pyje, që tashmë do të mund të bëhet me leje paraprake. Kjo vlen si për alpinistët e për të gjithë ata, të cilët i përdorin malet për aktivitetet e tyre.
 
SEDAT SELIMI