Maqedoni

Dashtevski: Pajisja me “finger print” përfundon më 1 tetor

19.08.2021 17:47

Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka pohuar se marrëveshja për aparatet për verifikimin...

Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka pohuar se marrëveshja për aparatet për verifikimin e votuesve është nënshkruar dhe të njëjtit do të fillojnë të arrijnë nga 25 gushti, kurse mbërritja e të gjitha kontigjenteve duhet të përfundojë më 1 tetor.
 
“Është e vërtetë se marrëveshja është nënshkruar dhe në bazë të marrëveshjes kontigjenti i parë apo 5 për qind e aparateve do të duhen të sillen më 25 gushtë, ndërsa të tjerat në faza të ndryshme gjatë muajit shtatorë, ndërsa deri më 1 tetor duhet të sillen të gjitha. Pjesa e parë që do të vije, do të shërbej vetëm për personat të cilët do të jenë në përgatitje për implementimin e së njëjtave, ndërsa përgatitjen e kuadrit do të bëjnë fillimisht kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve komunale zgjedhore.”,- deklaroi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
 
Shehu: KShZ, garanton zgjedhje të lira dhe kredibile
 
Dashtevski po ashtu u ndalë edhe rreth problematikave dhe ngecjeve të cilat janë shfaqur edhe gjatë pajisjes së qytetarëve me letërnjoftim, me ç’rast deklaroi se për votim mund të përdoret edhe pasaporta. Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor potencoi se ky institucion mundet dhe është e obliguar të garantojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Prandaj në këtë drejtim janë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe parandalim.
 
“KSHZ fokusin e sajë do ta ketë  të drejtën e votuesit si një e drejtë sublime e çdo individi përmes principit të respektimit të votës së fshehtë dhe vlefshmëria si një shtyllë e demokracisë.”,- u shpreh nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
 
KSHZ për disa ditë do ta fillojë fushatën e informimit të qytetarëve, përmes ueb faqes së re zyrtare.
 
FITIM KRYEZIU