Botë

Kosovë, 8 viktima e 2.236 raste të reja me Covid-19

19.08.2021 18:50

Vazhdon të rëndohet situata Covid në Kosovë...

Vazhdon të rëndohet situata Covid në Kosovë. Kjo e enjte regjistroi 8 viktima dhe 2.236 raste të reja, një rekord i ri sa i përket infektimeve ditore.
 
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë bërë 11.373 testime, e rastet pozitive tregojnë se rreth 20 për qind e të testuarve, janë të infektuar. Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 138 pacientë. Sa i përket fushatës së vaksinimit, gjatë 24 orëve paraprake janë administruar 22.119 doza.
 
Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja kufizuese që do të hyjnë në fuqi më 20 gusht. Ndër masat kryesore janë ndalimi i punës së klubeve të natës, ndalimi i festimeve familjare, shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë deri në orën 22:30 dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik.